Shpëtohen mbi 500 emigrantë nga mbytja në Mesdhe

Bota

Shpëtohen mbi 500 emigrantë nga mbytja në Mesdhe

Më: 7 maj 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Janë shpëtuar nga mbytja mbi 500 emigrantë që po tentonin ta kalonin Detin Mesdhe me disa anije të vogla e që ishin në rrezik të fundoseshin në ujë, njofton një organizatë humanitare spanjolle.

Zëdhënësja e organizatës “Proactiva Open Arms”, Laura Lanuza, ka thënë se 514 emigrantë u shpëtuan nga dhjetëra anije gome dhe anije të drurit gjatë një periudhe 24-orëshe të shtunën dhe dielën në mëngjes.

Të shpëtuarit janë refugjatë nga Siria dhe emigrant nga Afrika sub-Sahariane, të cilët ishin nisur nga Libia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat