Turqia kundërshton mbështetjen e SHBA-së për kryengritësit kurd në Siri

Bota

Turqia kundërshton mbështetjen e SHBA-së për kryengritësit kurd në Siri

Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:07
Ushtaret

Turqia shpreson se SHBA-së do të përfundojë politikën e saj të mbështetjes ndaj milicisë siriane kurde të YPG, tha të mërkurën zëvendës kryeministri Nurettin Canikli, duke shtuar se Ankaraja nuk mund të pranojë që aleati i saj i NATO-s po mbështet këtë grup.

Komentet e Canikli vijnë pasi zyrtarë të SHBA thanë të martën se presidenti Donald Trump ka aprovuar furnizimin me armë të grupit militant kurd YPG, për te mbështetur një operacion për rimarrjen e qytetit sirian Raqqa nga forcat e ISIS.

Ankarja e sheh YPG si një linjë siriane të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur si grup terrorist nga SHBA, Turqia dhe Evropa. Në anën tjetër SHBA e sheh YPG si një partner të vyer në luftë kundër Shtetit Islamik në Sirinë veriore.

 "Ne s’mund ta pranojmë prezencën e organizatave terroriste që do ta kërcënonin të ardhmen e shtetit turk,” ka thënë Canikli në një intervistë për transmetuesin turk A Haber. "Shpresojmë se administrata e Shteteve të Bashkuara do të ndalet dhe tërhiqet nga ky gabim. Një politikë e tillë nuk do të jetë e dobishme, s’mund të hyni në një thes me organizatat terroriste,” ka thënë ai.

Presidenti turk  Tayyip Erdogan pritet të takohet me Trump –in në Washington javën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat