SHBA dhe Arabia Saudite arrin marrëveshjen prej 110 miliardë dollarësh

Bota

SHBA dhe Arabia Saudite arrin marrëveshjen prej 110 miliardë dollarësh

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:58
Presidenti amerikan, Donald Trump duke nenshkruar marreveshjen me Arabine Saudite

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes me Arabinë Saudite për shitje të armëve me një vlerë prej 110 miliardë dollarë nga SHBA-të për Arabinë Saudite, në ditën e parë të vizitës së presidentit Donald Trump në Riad, ku ai po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit.

“Presidenti dhe sekretari i Shtetit Tillerson do të asistojnë një ceremoninë e nënshkrimit të kontratës prej 110 miliardë dollarëve”, deklaroi ky përgjegjës.

“Kjo kontratë synon të mbështesin sigurinë afat gjatë të Arabisë Saudite dhe të rajonit në Gjirit përballë kërcënimeve iraniane”, shtoi ai pa dhënë detaje mbi marrëveshjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat