Shkatërrohet një celulë e ISIS-it e dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist

Bota

Shkatërrohet një celulë e ISIS-it e dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:46
ilustrim

Katër anëtarë të dyshuar të një grupi i lidhur me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS) u arrestuan sot në Moskë nga shërbimet sekrete duke konfirmuar se ata po përgatisnin një sulm me objektiv mjetet e transportit publik në kryeqytetin rus.

”Arrestuam gjatë një operacioni të FSB (ish-KGB) katër anëtarë të një grupi terrorist në mesin e së cilëve kishte shtetas rusë dhe nga Azia Qendrore, po përgatisnin një sulm me eksploziv artizanal në transportet publike”, njoftoi FSB.

Gjatë një kontrolli në banesat e personave të arrestuar, forcat e rendit zbuluan një punishte për prodhimin e eksplozivit, eksploziv artizanal i gatshëm për përdorim, si dhe armë automatike, municione, granata.

Po ashtu u konfiskuan literaturë dhe regjistrime video me natyrë ekstremiste dhe terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat