Një delegacion i senatit amerikan viziton Malin e Zi

Bota

Një delegacion i senatit amerikan viziton Malin e Zi

Më: 30 maj 2017 Në ora: 05:13
Vizita

Senatori republikan Ron Johnson i cili po viziton Malin e Zi, në krye të një delegacioni të senatit amerikan e uroi kryeministrin e vendit, Dushko Markoviç, për rezultatet e arritura dhe për guximin e treguar si lider i vendit.

“Mali i Zi është shembull i frymëzimit për shtetet tjera”, tha senatori amerikan Ron Xhonson në një takim me kryeministrin Markoviç.

Ron Xhonson po kryeson një grup senatorësh amerikanë, të cilët prej sot po qëndrojnë në Mal të Zi dhe po njihen me zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit ballkanik.

Siç bënë të ditur zyra e kryeministrisë, duke folur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kryeministri Markoviç vuri në dukje se “objektivi do të ishte i paarritshëm pa mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve si në aspektin politik, ashtu edhe në forcimin e demokracisë dhe të institucioneve të saja”.

Kryeministri Markoviç shfaqi gatishmërinë e Malit të Zi “për ti respektuar të gjitha detyrimet që dalin nga anëtarësimi i vendit në NATO, duke vlerësuar se ky do të jetë investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe sigurinë e vendit”.

Kryeministri Markoviç ritheksoi rëndësinë e pranisë së fuqishme të SHBA-ve në Europë dhe rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat