Bashkimi Evropian njoftoi të premten se do të shtojë bashkëpunimin me Kinën në lidhje me ndryshimet klimatike, pasi që presidenti amerikan Donald Trump mori vendim për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike, gjë e cila ka shkaktuar kritika të ashpra të zyrtarëve botërorë.
“Ne sot përforcojmë bashkëpunimin tonë me Kinën për ndryshimet klimatike”, deklaroi presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk pas takimit me kryeministrin kinez Li Keciang në Bruksel.