Përplaset luftanija amerikane, mungojnë shtatë anëtarë ekuipazhi

Bota

Përplaset luftanija amerikane, mungojnë shtatë anëtarë ekuipazhi

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 09:02
Luftanija u përplas me një anije mallrash rreth 56 milje detare (104 km) në jug-perëndim të Yokosukas

Shtatë anëtarë të ekuipazhit të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë zhdukur pasi anija e tyre është përplasur me një anije tregtare afër brigjeve të Japonisë.

Në mesin e të lënduarve është edhe oficeri komandues i luftë-anijes USS Fitzgerald, i cili është dërguar me helikopter në spital.

Luftanija u përplas me një anije mallrash rreth 56 milje detare (104 km) në jug-perëndim të Yokosukas.

Pamjet pas aksidentit tregojnë se një pjesë e anijes është dëmtuar shumë nga ky aksident rreth orës lokale 02:30 të shtunën.

Bryce Benson, oficeri komandues i anijes që u lëndua, tashmë është në gjendje stabile pasi u dërgua në spitalin ushtarak në Yokosuka.

Njoftohet se tashmë anija është nën kontrollë dhe nuk ka rrezik për fundosje të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat