Rusia anulon bisedimet me SHBA-të

Bota

Rusia anulon bisedimet me SHBA-të

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:02
Ilustrim

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ribjakov ka anuluar bisedimet me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-ve Thomas Shannon, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane ndaj Moskës zyrtare.

Anulimi i takimit vjen pak kohë pasi që Moska zyrtare paralajmëroi hakmarrje ndaj Uashingtonit zyrtar për shkak të sanksioneve të reja.

Ribjakov tha se “situata nuk është e përshtatshme që ky lloj dialogu të mbahet” dhe dërgoi kritika në llogari të SHBA-ve pasi “nuk kishin ofruar asgjë konkrete” për të cilën do të mund të diskutohej, transmeton AP.

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump njoftoi të martën se ka vendosur sanksione ndaj 38 individëve dhe firmave ruse për shkak të aktiviteteve në Ukrainë.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitrij Peskov tha sot se ky hap i SHBA-ve nuk ishte konstruktiv dhe shtoi se opsione të ndryshme janë duke u shqyrtuar në nivel ekspertësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat