Arrihet në parim marrëveshja tregtare BE-Japoni

Bota

Arrihet në parim marrëveshja tregtare BE-Japoni

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 17:00
Anna Cecilia Malmstrom dhe Fumio Kishida

Bashkimi Evropian dhe Japonia arritën të pajtohen sot në parim për marrëveshjen historike për tregtinë e lirë, e cila ishte temë e bisedimeve katërvjeçare, deklaroi sot komisarja evropiane për tregti Anna Cecilia Malmstrom.

“Kemi arritur marrëveshje politike në nivel ministror për marrëveshjen tregtare ndërmjet BE-së dhe Japonisë”, ka shkruar Malmstrom në Twitter, pas bisedimeve në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Japonisë Fumio Kishida, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat