BE: Pajtim pas çlirimit të Mosulit

Bota

BE: Pajtim pas çlirimit të Mosulit

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 09:57
Kryeministri Al-Abadi viziton ushtarët

I ashtuquajturi "Shteti Islamik" është dëbuar nga Mosuli. Megjithatë fitorja nuk është garanci për paqen. BE kërkon që grupet e ndryshme në vend të punojnë për pajtimin.

Bashkimi Europian e ka cilësuar lajmin e qeverisë irakiane për fundin e pushtimit të Mosulit, si "etapë vendimtare" në luftë kundër xhihadistëve të IS-it. Por tani duhet punuar për afrimin e komuniteteve të ndryshme në Irak", i kanë bërë thirrje qeverisë irakiane e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për ndihmën humanitare, Christos Stylianides në Bruksel.

Të dy politikanët vlerësuan "guximin e popullit irakian, qeverisë së tij dhe forcave të armatosura", dhe nderuan ushtarët që dhanë jetën për fitoren. Ata i premtuan Irakut ndihma humanitare nga BE si edhe mbështetje në garantimin e sigurisë.

Rrezik nga lëndët shpërthyese

Edhe ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon lëvdoi qeverinë irakiane dhe suksesin e forcave të armatosura në luftë kundër IS-it. Megjithatë duhet bërë "ende shumë" për të dëbuar tërësisht xhihadistët nga Mosuli, tha ai. Gjithashtu duhen kryer "aksione pastrimi" për shkak të rrezikut nga lëndët shpërthyese.

Të dielën qeveria irakiane bëri të ditur çlirimin e Mosult. Kreu i qeverisë, Haidar Al-Abadi udhëtoi vetë në Mosul për të përshëndetur ushtarët. Në të njëjtën kohë ai tha, se do të shpallë fitoren kundër IS-it. vetëm kur të jetë eliminuar të gjitha foletë e rezistencës. Por këto janë pa, edhe është vetëm një çështje kohe derisa t'i shpallet popullit irakian "fitorja e madhe"./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat