Victorinox i Zvicrës do prodhojë thika për ushtrinë amerikane

Bota

Victorinox i Zvicrës do prodhojë thika për ushtrinë amerikane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 korrik 2017 Në ora: 12:38
Ushtria amerikane

Victorinox ka sjellë një klient prominent në Zvicër. Përherë të parë në historinë e saj 133 vjeçare, ajo do eksportojë prodhimet e saja në ushtrinë amerikane, shkruan “Luzerner Zeitung”.

Firma e njohur për prodhimet e thikave profesionale nga Ibach SZ do prodhojë thikën me emër «Knife Combat Utility» për ushtrinë amerikane. Edhe pse ajo lloj thike nuk është ushtarake, ajo ka një përdorshmëri të llojllojshme.

Ky është një imazh i mirë për firmën zvicerane, që dikur kishte eksportuar materialet e saj te ushtria gjermane, hollandeze dhe norvegjeze./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat