Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Moskë

Bota

Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Moskë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 22:24
Kremlin

Mbi 4 mijë vetë janë evakuuar nga qendra tregtare "Aviapark" në Moskë, pas alarmit të rremë për bombë, njoftuan sot shërbimet emergjente të kryeqytetit rus, transmeton TASS.

“Ndërmjet 4.000 deri 6.000 njerëz u evakuuan nga qendra tregtare për shkak të alarmit për bombë”, tha një zyrtar.

Më herët një burim nga shërbimet urgjente të Moskës tha se qendra tregtare ishte evakuuar për shkak të problemeve teknike.

"Aviapark" është evakuuar edhe disa herë gjatë muajve të kaluar për shkak të paralajmërimeve për bomba, të cilat kanë dalë të rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat