Ushtria amerikane godet gabimisht ushtarët afganë

Bota

Ushtria amerikane godet gabimisht ushtarët afganë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 22:32
ilustrim

Gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë nga forcat e ushtrisë amerikane në provincën Helmand, në jug Afganistan, janë qëlluar gabimisht caqet e ushtrisë afgane.

"Do të donim t’u shprehnim ngushëllimet tona për familjet e prekura nga ky incident i mjerë", thuhet në një njoftim të lëshuar nga ushtria amerikane, ndërsa shtohet se qeveria e Afganistanit ishte e informuar në lidhje me sulmin ajrit në provincën Helmand.

Nuk dihet ende për numrin e ushtarëve që kanë pësuar në këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat