Matis: Besojmë se Al-Baghdadi është ende gjallë

Bota

Matis: Besojmë se Al-Baghdadi është ende gjallë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 23:22
James Matis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis tha sot se besojnë se udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është ende gjallë.

Në fillim të këtij muaji, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se kishin informata të konfirmuara se Al-Baghdadi ishte vra, por zyrtarët perëndimorë dhe irakianë ishin skeptikë ndaj kësaj informate, raporton Reuters.

Dyshimet e para i kishte hedhur Matis, i cili kishte thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova se  Al-Baghdadi është vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat