Australia refuzon strehimin e refugjatëve në qëndrat offshore

Bota

Australia refuzon strehimin e refugjatëve në qëndrat offshore

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Australia ka njoftuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) se nuk do lejojë strehimin e azilkërkuesve të qëndrave offshore në Naurua dhe Papua Guinea e Re, në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme, njoftoi sot shefi i refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhvendosin deri në 1 250 refugjatë që kanë vuajtur për një kohë të gjatë në dy qendrat offshore dhe Australia i ka premtuar UNHCR-së  se do të strehojë vetëm refugjatët e sëmurë dhe të traumatizuar të cilët tashmë kanë të afërm në vend.

Azilkërkuesit, kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Sri Lanka, kanë qenë në kampet e drejtuara nga Australia për rreth katër vjet.

“Kohët e fundit, UNHCR-ja është njoftuar se Australia refuzon të vazhdojë strehimin e këtyre refugjatëve,” tha sot komisioneri i lartë, Grandi gjatë një deklarate.

“Vendimi i qeverisë australiane për t’i mohuar mundësinë e strehimit refugjatëve është në kundërshtim me parimet themelore të unitetit të familjes dhe mbrojtjes së refugjatëve, si dhe për mirësjelljen e përbashkët”, shtoi ai.

Kombet e Bashkuara, grupet e të drejtave dhe një hetim parlamentar australian kanë dënuar ashpër kushtet e jetesës në kampe .

“Jeta në qendrat e strehimit offshore ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të emigrantëve”, sipas UNHCR-së.

Aktualisht, rreth 2  000 persona janë strehuar në Naurua dhe Papua Guinenë e Re.

SHBA-ja nuk ka zhvendosur ende asnjë prej tyre.

Zhvendosja është vonuar për shkak se presidenti i SHBA-së,  Donald Trump ka kufizuar pranimet e refugjatëve deri në 50 000 për këtë vit fiskal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat