Egjipti zotohet të vazhdojë bllokadën ndaj Katarit

Bota

Egjipti zotohet të vazhdojë bllokadën ndaj Katarit

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 06:54
Katar, Egjipt

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi ka deklaruar se qeveria e tij do të vazhdoje të mbajë bllokadën ndaj Katarit, duke kundërshtuar kështu përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin në qershor, duke e akuzuar atë për mbështetjen e militantëve islamikë.

“Egjipti do të mbajë qëndrimin e vet dhe nuk do të kthehet pas mbi këtë çështje”, tha Sisi në një konferencë rinore në Aleksandri. “Qëndrueshmëria jonë dhe qëndrimi ynë është presion në vetvete”.

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani ka bërë thirrje për dialog, por ka theksuar se çdo zgjidhje duhet të respektojë sovranitetin e Katarit. Zgjidhje me anë të dialogut kanë kërkuar edhe SHBA-të dhe Gjermania.

Katari është vizituar edhe nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili është përpjekur që të ndërmjetësojë në mosmarrëveshje.

Katër shtetet arabe kërkojnë që Katari të zvogëlojë lidhjet me armiqtë e tyre Iranin, të mbyllë një bazë ushtarake turke dhe të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat