Koreja e Veriut për luftën bërthamore: Kim Jong-u zbulon vendin se ku do të godas SHBA-të

Bota

Koreja e Veriut për luftën bërthamore: Kim Jong-u zbulon vendin se ku do të godas SHBA-të

Nga: H.O. Më: 9 gusht 2017 Në ora: 22:23
Ilustrim

Plani i betejës së Pyongyang për një sulm bërthamor shkatërrues është hedhur si një retorikë lufte dhe ka arritur në nivelin e krizës me SHBA.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pohoj se ai do të hedh 'zjarr’ mbi Koren e Veriut.

Daily Star tani mundi të zbuloj se kur do të sulmoj Koreja e Veriut dhe të filloj luftën, duke goditur kështu SHBA-të me një sulm për të vrarë më shumë se 493 mijë persona.

Koreja e Veriut po shqyrton sulmet në qytetet kyçe nëpër SHBA, ku katër janë identifikuar në një hartë të parë në propagandën e Koresë së Veriut në "dhomën e luftës" me Kim.

Këto objektiva janë shënuar me nëntitull "Plani i Grevës së Kontinentit Amerikan",shkruan dailystar.co.uk, transmeton Bota sot.

Trajektoret e raketave mund të shihen të skicuara në harta gjigande të varura pas tiranit.

Image
Harta gjigande

Linjat duket të qojnë drejtë San Diegos në Kaliforni, Austin në Teksas, Uashington DC dhe ishuj Hawaii. Numri i të vdekurve u simulua duke supozuar në përdorimin e rekordit më të fuqishëm të Koresë së Veriut, që besohet të jetë 40 kilotonë.

Kjo armë është më shumë se dyfishi i fuqisë së bombës së Hiroshimës.

Fotografitë e hartës u liruan pasi Kim mbajti një 'takim urgjent' në vitin 2013.

Koreja e Veriut ishte një kërcënim shumë më pak i rëndësishëm në gjysmën e parë të dekadës, por Kim ka rritur aftësinë e tij bërthamore nga viti në vit.

Vetëm në vitin 2017, Kim ka testuar më shumë raketa se babai i tij Kim Jong II, që bëri në gjithë sundimin e tij 17 vjeqar.

Image
Harta gjigande

"Takimi urgjent" i Koresë së Veriut, i cili zbuloj detajet e "planit të tyre të grevës", erdhi pasi SHBA bëri stërvitje B2 bombarduese mbi gadishullin korean.

Natën e kaluar, Komanda e Paqësorit amerikanë dërgoj bombarduesit B1-B në rajon, pasi mediat shtetërore të Koresë së veriut pretenduan se Kim po rishikon planet për të sulmuar bazën ushtarake amerikane në ishullin e Guam.

Presidenti amerikan gjithashtu sot përmes Twitter vazhdoj të mburret me arsenalin e tij bërthamor.

Ai shkroi: "Urdhri im i parë si President ishte te rinovojmë dhe modernizojmë arsenalin tonë bërthamor, tani është shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë".

"Shpresojmë se kurrë nuk do ta përdorim këtë fuqi, por kurrë nuk do të vjen koha që ne nuk do të jemi populli më i fuqishëm në botë".

Image
Donald Trump

Derek Johnson, drejtor ekzekutiv i Global Zero, dënoj marshimin drejtë luftës nga Kim dhe Trump.

Ai tha: "Pasojat e mundshme të një konfrontimi ushtarak midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut nuk mund të ekzagjerohen".

"Çdo përpjekje diplomatike duhet të bëhet për të shmangur çdo skenar që rrezikon përdorimin e armëve bërthamore. Koha për bisedimet për krizën është tani".

Pas komenteve të Trump, zotri Johnson i bëri thirrje botës për të kujtuar se Trump ka "autoritet të papenguar", për të bërë kërcënimin më të butë.

Ai paralajmëroj "në çdo moment që mund të marr telefonin dhe të urdhërojë një sulm bërthamor".

Sekretarja amerikane e shtetit, Rex Tillerson u tha amerikanëve se mund të "flinin mirë në shtretërit e tyre" , derisa bisedonte për mundësinë e luftës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat