Agjencia Reuters ka raportuar, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane, se besohet se Koreja Veriore mund të prodhojë motorë raketorë me teknologjinë e vet dhe nuk ka nevojë për importim të saj nga Ukraina.
Kjo agjenci dje ka raportuar se Ukraina i ka hedhur poshtë pohimeet se e furnizon Korenë Veriore me çfarëdo teknologjie raketore.
Në raport, citohet një zyrtar i inteligjencës amerikane, që thotë se “ne kemi inteligjencë që sugjeron se Koreja Veriore nuk varet nga importi i motorëve... dhe në vend të kësaj, ne vlerësojmë se ata kanë kapacitet që vetë të prodhojnë motorë”.