Arrestohet për planifikim të sulmeve terroriste

Bota

Arrestohet për planifikim të sulmeve terroriste

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 23:48
Ilustrim

Roja bregdetare greke ka arrestuar një shtetase belge me origjinë marokene, për shkak të dyshimeve për planifikim të sulmeve terroriste, njoftuan sot zyrtarët.

Shtetasja belge (22) është arrestuar dje në tragetin  Bari-Krf-Igumenica, pasi që roja bregdetare mori njoftimin nga autoritetet italiane, transmeton agjencia Ana.

Arrestimi i saj është bërë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Evropoli. Ajo do të dalë para gjykatës, e cila do të nisë procedurën e dëbimit.

Evropol kishte lëshuar fletarrestin për shkak të anëtarësimit të saj në një organizatë terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat