Alarmi vjen nga Parisi: Raketat e Kim Jong-un mund të godasin Evropën përpara SHBA-ve

Bota

Alarmi vjen nga Parisi: Raketat e Kim Jong-un mund të godasin Evropën përpara SHBA-ve

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 10:43
Diktatori korean

Raketat e Koresë së Veriut mund të mbërrijnë në Evropë, shumë përpara nga ç’mund të jetë parashikuar.

Alarmi vjen nga Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly.

Duke folur para forcave të armatosura franceze në Toulon, Ministrja deklaroi:

“Skenari i përshkallëzimit drejt një konflikti të madh nuk mund të hidhet poshtë. Evropa ka të ngjarë të jetë brenda fushëveprimit të raketave të Kim Jong Un më herët nga sa pritej”.

Ndërkohë, nga Pheniani ka ardhur një paralajmërim i ri në SHBA.

“Masat e fundit të vetëmbrojtjes së Koresë së Veriut janë një paketë dhuratë vetëm për Shtetet e Bashkuara, ata do të marrin më shumë”, tha Han Tae Song, ambasadori i Koresë së Veriut në OKB, duke folur në Gjenevë dy ditë pas testit bërthamor të Phenianit.

Shtetet e Bashkuara “do të marrin pako shtesë nga vendi im për sa kohë të ndërmarrin provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut”.

Por nga ana tjetër nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja e SHBA.

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar përmes një postimi në Twitter se do të lejojë Japoninë dhe Korenë e Jugut të blejnë më shumë armatime ushtarake shumë të sofistikuara nga Shtetet e Bashkuara, për të kundërshtuar Korenë e Veriut.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat