Manovrat e Rusisë dhe Bjellorusisë thuhet se janë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare

Bota

Manovrat e Rusisë dhe Bjellorusisë thuhet se janë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:49
Protestuesit në Bjellorusi kundër manovrave ushtarake Zapad 2017

Bjellorusia thotë se manovrat që do t’i mbajë me Rusinë, nuk bien ndesh me asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ka thënë kështu pas shqetësimeve nga perëndimi se këto veprime ishin lojëra të luftës.

Shefi i Ministrisë së Mbrojtjes, departamenti për bashkëpunime ndërkombëtare, gjenerali, Aleh Voinau, u ka thënë gazetarëve në Minsk, se organizatat dhe qeveritë ndërkombëtare, përfshi edhe OSCE-në dhe vendet anëtare të NATO-s, janë njoftuar me kohë, sipas rregullave të OSCE-së për manovrat Zapad.

Vonai tha se numri i personelit, armëve dhe pajisjeve ushtarakë të përfshira në këto ushtrime, që do mbahen në Bjellorusi dhe në pjesë perëndimore të Rusisë, janë në përputhje me Marrëveshjen e Vjenës.

Dokumenti i Vjenës thekson se në manovrat që përfshijnë më shumë se 13.000 trupa ushtarake, duhet të lajmërohen shtetet tjera dhe të jenë të hapura për observime.

Rusia dhe Bjellrusia thonë se në këto manovra do të përfshihen 12.700 trupa, por zyrtarë nga perëndimi thonë se numrat e vërtetë të pjesëmarrjes ushtarake mund të jenë shumë më të lartë, më shumë se 100 mijë ushtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat