Bangladeshi limiton lëvizjen e migrantëve Rohingya

Bota

Bangladeshi limiton lëvizjen e migrantëve Rohingya

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 22:35
Ilustrim

Bangladeshi ka limituar lëvizjen e më shumë se 400,000 migrantëve të komunitetit Rohingya, të cilët janë larguar nga shteti fqinj Myanmar.

Ata duhet të qëndrojnë në vende të caktuara nga qeveria dhe nuk lejohen të udhëtojnë diku tjetër.

Bangladeshi gjithashtu ka paralajmëruar që do të ndërtoj strehimore për 400,000 persona në afërsi të qytetit Cox Bazar.

Myslimanet Rohingyas janë duke u larguar nga Myanmar pas shpërthimit të dhunës gjatë muajit të kaluar, për të cilën OKB ka deklaruar që përbën spastrim etnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat