Zyrtarë të Indonezisë kanë njoftuar se është rritur rreziku nga vullkani Agung, që ndodhet në ishullin Bali.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Rreziqeve ka njoftuar se qytetarët duhet të qëndrojnë 7.5 milje larg vullkanit në juglindje dhe në jugperëndim të ishullit.
Ky është alarmi i dytë që lëshohet brenda një jave, për shkak të rrezikut nga vullkani.