ISIS sfidon Princin Harry: “Pse s'vjen këtu të na luftosh – do të të dërgojmë në ferr”!

Bota

ISIS sfidon Princin Harry: “Pse s'vjen këtu të na luftosh – do të të dërgojmë në ferr”!

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:00
Abu Uqayl, Princ Harry

Shteti Islamik ka sfiduar Princin Harry për të luftuar xhihadistët, përmes një videoje, të cilat e kanë publikuar edhe mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një video në të cilën një burrë flet në Gjuhën Angleze.

I identifikuar si Abu Uqayl nga Singapori ai thotë: “Pse nuk vjen këtu dhe të na luftoni, nëse jeni mjaft burrë, që të mund t’ju dërgojmë ju dhe Apachett tuaj në ferr?”

Princi Harry shërbeu më parë në Ushtrinë Britanike dhe pilotoi helikopterët sulmues Apache në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat