Aksident ajror në Kongo, 10 të vdekur

Bota

Aksident ajror në Kongo, 10 të vdekur

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 17:34
Kongo

Autoritetet e Kongos kanë njoftuar se të paktën 10 vetë humbën jetën kur një aeroplan ushtarak u rrëzua menjëherë pas largimit nga kryeqyteti Kinshasa.

Lambert Mende, zëdhënës i Qeverisë, konfirmoi aksidentin e transportuesit ajror "Antonov" në aeroportin ndërkombëtar N'djili.

Mediat lokale njoftuan se kishte të paktën 10 veta në aeroplan dhe se nuk kishte të mbijetuar.

Shkaku i rënies është i panjohur. Sipas disa pretendimeve, aeroplani kishte një problem teknik pas fluturimit dhe humbi kontaktin me kontrollin e fluturimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat