SHBA-të i shesin raketat THAAD Arabisë Saudite

Bota

SHBA-të i shesin raketat THAAD Arabisë Saudite

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:47
Ilustrim

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e sistemit të mbrojtjes raketor THAAD, për Arabinë Saudite, në vlerë prej 15 miliardë dollarë, ka njoftuar sot Departamenti i Shtetit.

"Kjo shitje rrit interesin e SHBA-ve për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, dhe mbështet Arabinë Saudite dhe sigurinë e rajonit të Gjirit, gjatë një periudhe të gjatë kohore, pavarësisht nga kërcënimet e Iranit dhe vendeve të tjera në rajon", njofton Departamenti i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat