Nënsekretari i ambasadës së SHBA-së në Turqi ftohet për bisedime

Bota

Nënsekretari i ambasadës së SHBA-së në Turqi ftohet për bisedime

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka ftuar sot për bisedime nënsekretarin amerikan të ambasadës amerikane në Ankara dhe kërkoi dhënien fund të kontestit ndërmjet dy shteteve, thanë burime të paemëruara nga kjo ministri.

Ambasada e Turqisë në Uashington më herët njoftoi se ky vend do të ndalojë lëshimin e vizave jo migruese për amerikanët, pasi që misioni i SHBA-së në Turqi ka ndaluar punën e të gjitha shërbimeve për dhënien e vizave jo migruese në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat