Arrestohet “Blanco”, lideri i bandës së njohur kriminale MS-13

Bota

Arrestohet “Blanco”, lideri i bandës së njohur kriminale MS-13

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 22:39
Angel Gabriel Reyes Marroquin

Policia në Guatemala ka arrestuar liderin e bandës famëkeqe Mara Salvatrucha, e njohur edhe si MS-13, njofton BBC.

Policia ka njoftuar se Angel Gabriel Reyes Marroquin, i njohur si Blanco (I bardhi), është kapur në qytetin e Chimaltenango, 50 kilometra larg kryeqytetit Guatemala City.

Ai po kërkohej intensivisht qysh prej dy muajsh pas një sulmi me armë në një spital.

Banda MS-13 ka rrjetë ndërkombëtar dhe është e lidhur edhe me vrasjen e dy vajzave në New York këtë vit.

MS-13 besohet ta ketë bazën e vet kryesore në Los Angeles, ndërsa ka reputacion si një grup kriminal tejet i dhunshëm.

Një specialist i FBI-së që e ka hetuar MS-13 thotë se motoja e tyre është “vrit, dhuno, kontrollo”.

Blanco kërkohej prej kohësh, ndërsa akuzohet se është i lidhur me vrasjen e rreth 300 personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat