Rusia thotë se koalicioni i SHBA-ve e fshiu Raqqan nga faqja e dheut

Bota

Rusia thotë se koalicioni i SHBA-ve e fshiu Raqqan nga faqja e dheut

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Rusia ka akuzuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja për bombardimin e qytetit sirian Raqqa, duke thënë se e kanë ‘fshirë nga faqja e dheut’, gjatë luftës kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) deklaruan të dielën se kanë rimarrë nën kontroll Raqqa-n, qytet ky për të cilin thanë se është fusha më e madhe e naftës  në Siri.

Pamjet tregojnë shumicën e pjesës së këtij qyteti tërësisht të rrënuar, ndërsa Moska e ka krahasuar me shkatërrimin e qytetit gjerman të Drezdenit në Luftën e Dytë Botërore.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se u përpoq të minimizojë rreziqet ndaj civilëve.

Rusia vetë është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës gjatë bombardimet të Aleppos vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat