Asnjë trashëgimtar i Xi Jinping në komitetin udhëheqës të Kinës

Bota

Asnjë trashëgimtar i Xi Jinping në komitetin udhëheqës të Kinës

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 08:46
Komiteti udheheqes i Kines

Kina ka znuluar komitetin e saj të ri udhëheqës, duke thyer traditën pra duke mos përfshirë një pasardhës të presidentit Xi Jinping.

Pesë emërime të reja u bënë në Komitetin e Përhershëm të Shtatë anëtarëve të Byrosë Politike, organi më i fuqishëm i Kinës.

Përveç 64-vjeçarit Z. Xi, Kryeministri Li Keqiang, 62 vjeçar, ishte i vetmi anëtar i komitetit që mban pozicionin e tij.

Zëvendëskryeministri Wang Yang, gjithashtu 62 vjeçar, ish-sekretar i partisë në provincën Guangdong, është emëruar zëvendës kryeministri ekzekutiv i Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat