Trump viziton Kinën për të biseduar lidhur me kërcënimet e Kim Jong-ut për luftë bërthamore

Bota

Trump viziton Kinën për të biseduar lidhur me kërcënimet e Kim Jong-ut për luftë bërthamore

Nga: A.S. Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 11:20
Trump dhe Xi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të nisë nesër një vizitë zyrtare për në shtetet e Azisë Lindore dhe fokusi i tij kryesorë do të jetë kërcënimi i Koresë Veriore për luftë bërthamore, raporton Daily Star, përcjell “Bota Sot”.

Fillimisht, Trump do të takohet me kryeministrin japonez, Shinzo Abe ku do të diskutojnë çështjen e kërcënimeve të Kim Jong-ut.

Të dy aleatët mendojnë se Kina mund të luajë një rol kryesor tek Kim Jong-ut për të parandaluar testimin e armëve bërthamore.

Tensionet midis Tokios dhe Phenianit arritën në pikën më të lartë kur Kim, në muajt shtator dhe tetor gjuajti dy raketa mbi ishullin Hokkaido të Japonisë.

Pas Japonisë, kreu i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë në Korenë e Jugut ku do të vizitojë bazën ushtarake pranë Seulit, Camp Humphreys.

Trump pastaj do të bisedojë me Presidentin Moon Jae-in për veprimet që duhet ndërmarrë për të parandaluar kërcënimet nga ana e Koresë Veriore.

Ata gjithashtu do të diskutojë për zgjerimin e sistemit të mbrojtjes anti-raketore të avancuar, i cili është i vendosur pranë kufirit të Koresë së Veriut.

Por, më 8 nëntor, sfida më e madhe për presidentin Trumpit, do të jetë takimi i tij me homologun kinez, Xi Jinping.

Trump më parë ka akuzuar Kinën se po e ndihmon Korenë Veriore dhe i ka kërkuar Kinës që të ndikojë më shumë tek diktatori Kim lidhur me testimin e armëve bërthamore.

Por, Kina deri më tani nuk ka pranuar të ushtrojë presion ndaj fqinjit të saj të bezdisshëm, që e sheh atë si një shtet problematik, por dobishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat