Netanyahu dhe Macron bisedojnë për krizën në Liban dhe Iranin

Bota

Netanyahu dhe Macron bisedojnë për krizën në Liban dhe Iranin

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:26
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bisedoi sot me presidentin francez, Emmanuel Macron për krizën politike në Liban pasi kryeministri i dorëhequr, Saad Hariri u prit në Paris.

“Presidenti Macron informoi kryeministrin Netanyahu për masat që ai po merr për krizën në Libi. Dy liderët vendosën të bisedojnë sërish në ditët në vijim dhe të takohen në Paris në fillim të muajit të ardhshëm”, njoftoi zyra e Netanyahut në një deklaratë duke shtuar se ishte Macron që e kërkoi këtë bisedë telefonike.

“Kryeministri Netanyahu dhe presidenti Macron biseduan gjithashtu për çështjen bërthamore të Teheranit, përpjekiet e Iranit për t’u vendosur në Siri dhe aktivitetet e tij në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.

Netanyahu më herët e konsideroi dorëhqejen e Haririt si një “alarm mbi agresionin iranian në rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat