Përplaset aeroplani amerikan në brigjet e ishullit japonez

Bota

Përplaset aeroplani amerikan në brigjet e ishullit japonez

Nga: A.S Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Transportuesja e avionëve “USS Ronald Reagan”

Një avion amerikan është rrëzuar në brigjet e një ishulli japonez me 11 pasagjerë në bord, raporton Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Mendohet se së paku tre persona deri më tani rezultojnë të humbur.

Aeroplani ishte drejtuar për të ateruar në aeroplanmbajtësen amerikane “USS Ronald Reagan”, që aktualisht operon në Detin Filipine.

Ministri japonez i mbrojtjes, Itsunori Onodera ka thënë se në bazë të informatave nga amerikanët aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të problemeve në motor.

Aeroplani i transportit, një C-2 Greyhound, barte me vete personelin, postën dhe ngarkesa të tjera.

Kurse, ekuipazhi i anijes “USS Ronald Reagan”, është duke e kryer një operacion shpëtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat