SHBA – OKB-ja kërkon Iranit informacione për një raketë të lëshuar mbi Arabinë Saudite

Bota

SHBA – OKB-ja kërkon Iranit informacione për një raketë të lëshuar mbi Arabinë Saudite

Nga: ATSH Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 00:38
ilustrim

Ekspertë të OKB-së i kërkuan Iranit informacione në lidhje me copëzat e një rakete të lëshuar më 4 nëntor mbi Arabinë Saudite nga rebelët jemenitë, me dyshimin se është prodhim iranian.

Drejtuar misionit iranian në OKB, kjo letër e ekspertëve me detyrë verifikimin në mënyrë që embargoja ndaj armëve e miratuar ndaj Jemenit është respektuar më së mirë përfshin pamje që tregojnë një shenjë mbi pjesët e metalit, e dyshuar se korrespondon me identifikimin e një prodhimi armësh iraniane.

Në letër, ekspertët sqarojnë se kanë shkuar në Arabinë Saudite më 17 dhe 21 nëntor për të inspektuar komponentët dhe copëza të raketës balistike me rreze të shkurtër të lëshuar më 19 maj, 22 korrik, 26 korrik dhe 4 nëntor nga rebelët jemenitë houthis në drejtim të territorit saudit.

Për lëshimin e 4 nëntorit, pjesët përfshijnë mbetje të elementëve të shënuara nga një logo e ngjashme me atë të Grupit industrial Shahid Bagheri”, bëjnë të ditur ekspertët në letrën e tyre, duke saktësuar se kjo kompani është një filial i Organizatës së industrisë së hapësirës ajrore iraniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat