Feltman paralajmëron Korenë V. për rrezikun e "llogarive të gabuara"

Bota

Feltman paralajmëron Korenë V. për rrezikun e "llogarive të gabuara"

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, gjatë vizitë në Phenian

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, e ka paralajmëruar Korenë Veriore për “nevojën urgjente për të parandaluar llogaritë e gabuara”, të cilat mund të dërgojnë në konflikt vdekjeprurës ndërkombëtar.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se shefi për çështje politike, Feltman është takuar me ministrin e Jashtëm verikorean, Ri Yong-Ho dhe zëvendës ministrin e Jashtëm, Pak Myong-Kuk, gjatë një vizitë të rrallë në Phenian.

Është thënë se Feltman e ka paralajmëruar palën verikoreane për rrezikun, derisa i ka bërë Phenianit që të hapë rrugën e komunikimit me pjesën tjetër të botës.

Feltman ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje paqësore, pasi Koreja Veriore po vazhdon të testojë raketa balistike dhe po zhvillon programin e armëve bërthamore në kundërshtim me rezolutën e OKB-së. Vizita e Feltman është e para nga një zyrtar i lartë I OKB-së, në shtatë vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat