Rusia, India dhe Kina do të nisin bisedime në Nju Delhi

Bota

Rusia, India dhe Kina do të nisin bisedime në Nju Delhi

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:34
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është një Nju Delhi për ta takuar homologun e tij kinez dhe atë indian, për të biseduar rreth çështjeve të sigurisë dhe tregtisë në rajon dhe më gjerë.

Ministria e Jashtme ruse, ka thënë se takimi i 15-të i grupit, Rusi-Indi-Kinë (RIC), do të përfshijë diskutime për Afganistanin, Lindjen e Mesme dhe Gadishullin Korean.

Kjo ministri ka thënë po ashtu se përveç këtij takimi, Lavrov do të takohet edhe me ministren indiane për punë të Jashtme, Sushma Swaraj, dhe ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.

Në këto bisedime mund të përfshihet edhe lufta kundër terrorizmit dhe trafikimit të drogës, ka thënë zyrtarët.

Aty pritet të diskutohet edhe përparimi në zhvillimin e Korridorit të Transportit Veri-Jugor (INSTC), i cili do të lidhë, Indinë, Iranin, Afganistanin dhe Azinë Qendrore me Evropën.

Ky korridor do të kalojë nga Azerbajxhani dhe Rusia në rrugën drejt Evropës veriperëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat