Papa Françesku bën 81-vjeç, urime nga e gjithë bota

Bota

Papa Françesku bën 81-vjeç, urime nga e gjithë bota

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Papa Françesku

Papa Françesku bën sot 81-vjeç, ndërsa urime për të kanë ardhur nga  e gjithë bota, nga miliona besimtarë e nga autoritetet më të larta. Ndonëse është ditëlindja e keut të Vatikantit, kjo e dielë nuk do të jetë ndryshe nga të tjerat. E vetmja gjë e planifikuar është ceremonia Angelu, që do të mbahet në orën 12:00, në fund të së cilës, Papa Françesku do të kalojë përmes besimtarëve për të shuar qirinjt, ndësra shpërndahen edhe ëmbëlsira në Piazza San Pietro.

Papa Françesku u zgjedhodh më 13 mars 2013 si udhëheqës  i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit. Ai është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.

Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.

Ndaje me te tjeret:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat