Vendimi i Kinës që mund të çoj në luftën botërore

Bota

Vendimi i Kinës që mund të çoj në luftën botërore

Nga: A.S Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 09:49
Xi Jinping dhe Donald Trump mund të përplasen rreth Tajvanit

Ekspertët paralajmërojnë një luftë bërthamore, në qoftë se Kina sulmonë ndonjë aleatë të SHBA-së, raporton "Daily star", përcjell "Bota sot".

Tensionet në Tajvanin e diskutuar kanë arritur në pikën e vlimit, pasi që SHBA-të po refuzojnë të tërhiqen.

Kina ende beson se Tajvani është pjesë e territorit të saj, po që kundërshtohet fuqishëm nga Washingtoni.

Nga ana tjetër, presidenti Xi Jinping ka kërcënuar SHBA-të se do të aneksojë Tajvanin me forcën e armëve.

Tani, ekspertët besojnë se Presidenti Xi është duke u përgatitur për të goditur Tajvanin, pas ushtrimeve të fundit ushtarake.

Ushtria kineze ka lëshuar pamjet e një bombarderi H-6K dhe dy avionë ushtarak Su-30 që rrethonin ishullin dje.

Kjo pasoi një ekip avionësh luftarakë kinezë që zhvillonin stërvitje pranë Tajvanit.

Vëzhguesi ushtarak Anthony Wong Dong beson se kjo tregon se Kina po përgatit një forcë pushtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat