Lavrov: Koreja e Veriut kërkon negociata direkte me SHBA-të

Bota

Lavrov: Koreja e Veriut kërkon negociata direkte me SHBA-të

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se Koreja e Veriut dëshiron të ketë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të marrë garanci të sigurisë nga Uashingtoni.

Lavrov tha se dëshirën e Koresë së Veriut ia transmetoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, me të cilin ai foli në margjinat e Konferencës të OSBE-së në Vjenë.

Siç Lavrrorvit, të dytë shprehen qëndrimin e përbashkët se Koreja e Veriut duhet ta respektojë rezolutën e OKB-së, por Lavrov theksoi se ushtrimet ushtarake amerikane dhe retorika agresive provokojnë një përshkallëzim të tensioneve në Gadishullin Korean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat