Ambasadori francez në OKB, Francois Delattre i tha Këshillit të Sigurimit se Siria është në udhëkryq me skenarin më të keq, që çon në ndarjen dhe spastrimin etnik në këtë vend të shkatërruar nga lufta.
Mediat raportojnë se Delattre pasi iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas dyerve të mbyllura, u tha gazetarëve se ofensiva turke në enklavën kurde siriane, është thjesht një "pjesë e ekuacionit".