BE do t’i ftojë në samite vendet e Ballkanit edhe para anëtarësimit - Bota Sot
BE do t’i ftojë në samite vendet e Ballkanit edhe para anëtarësimit

Bota

E martë, 22 maj 2018

BE do t’i ftojë në samite vendet e Ballkanit edhe para anëtarësimit

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Një grup i shteteve anëtare të BE’së ka bërë një propozim që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në samitet e BE’së një herë në vit edhe para se ato të anëtarësohen në union.

Me këtë,sipas Reuters, BE po synon ta përmirësojë imazhin e vet në rajon pas shumë vitesh neglizhence si dhe të luftojë influencën ruse dhe kineze. Reuters shkruan se BE po synon të anëtarësojë Serbinë dhe Malin e Zi deri në vitin 2025.

Në favor të samiteve të përbashkëta BE –Ballkani Perëndimor janë shprehur Austria, Republika e Cekisë, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia. Përkrah tyre do të ulen përfaqësuesit e shteteve të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Përfaqësuesit e këtyre shtetetve do të lejohen të marrin pjesë në takimet që kanë të bëjnë me mjedisin, shëndetësinë, transportin dhe politikën e jashtme.

Përvec kësaj BE po synon që ndërmjet vendet e Ballkanit me një popullsi 18 milionëshe të mos aplikohet sistemi i roamingu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test