Rusët përkujtojnë pilotin e vrarë në Siri

Bota

Rusët përkujtojnë pilotin e vrarë në Siri

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:56
ilustrim

Mijëra persona kanë qenë pjesë e funeralit të pilotit të forcave ushtarake ruse që ka vdekur javën e kaluar në Siri.

Raportet kanë njoftuar që më shumë se 30,000 persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të sotëm të majorit, Roman Filipov në jugperëndim të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se Filipov ka arritur të dalë me parashutë nga aeroplani Sukhou-25, pas sulmit që i është bërë pajisjes ushtarake në veri të Sirisë më 3 shkurt, ndërsa më pas ka vrarë veten për t’i ikur rrëmbimit nga rebelët.
Trupi i tij është kthyer më vonë në Rusi.

Presidenti, Vladimir Putin e ka nderuar majorin Filipov me titullin, “Hero i Rusisë”.
Ai ka qenë i martuar dhe kishte një vajzë katër-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat