Turqia: Gati i kemi prishur raportet me Amerikën

Bota

Turqia: Gati i kemi prishur raportet me Amerikën

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:42
Erdogan dhe Trump

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, paralajmëroi se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër prishjes për shkak të mbështetjes amerikane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në Sir.

“Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë në një pikë shumë kritike. Ose do t’i përmirësojmë marrëdhëniet, ose ato do të prishen tërësisht”, tha Çavusoglu para gazetarëve në Stamboll, pas një takimi ministror turko-afrikan.

“Ne duam hapa konkretë nga SHBA. Besimi i humbur duhet të rikthehet. Shkaku për këtë besim të humbur janë SHBA-të”, tha ai.

Duke kritikuar lidhjet e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, krahun e armatosur të PYD/PKK-së, shefi i diplomacisë turke tha: “SHBA-të nuk po prekin anëtarët e DEASH-it në Siri në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë me grupin terrorist YPG/PKK”.

SHBA-të kanë mbështetur prej kohësh PYD/PKK-në si një “aleat të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASH-it edhe përkundër kundërshtimeve të Ankarasë, e cila ka dokumentuar se ajo është dega siriane e organizatës terroriste PKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat