Policia konfiskon metamfetaminë të fshehur në 21 mijë stilolapsa

Bota

Policia konfiskon metamfetaminë të fshehur në 21 mijë stilolapsa

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:01
Sidnej

Një person u arrestua në Sidnej, pasi u kap me 300 kilogramë metamfetaminë fshehur brenda 21 000 stilolapsave të prodhimit kinez, njoftoi sot policia.

Policia kufitare detektoi “anomali” kur po skanonte stilolapsat në Sidnej, në fillim të këtij muaji, dhe tha se ky kimikat ka një vlerë prej 120 milionë dollarësh australianë (95 milionë dollarë amerikanë) në tregun e zi.

“Nëse kjo sasi do të kishte shpërndahej do të kishte shkaktuar dëme të mëdha në Sidnej dhe Nju Sauth Uells”, tha për gazetarët detektivi Peter McErlain.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar kur kishin ardhur të merrnin ngarkesën.

Një 26-vjeçar dhe një 34-vjeçar u lanë të lirë në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa 27-vjeçari Yuhui Li u arrestua me akuzën e importimit në sasi tregtimi të prodhuesve të drograve të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat