Hetimet ruse, ish-numri 2 i FBI-së i nxjerr të “palarat” Trumpit

Bota

Hetimet ruse, ish-numri 2 i FBI-së i nxjerr të “palarat” Trumpit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:22

Ish-numri 2 i FBI-së, Andrew McCabe ka dhënë detaje mbi bisedimet e tij me Presidentin Donald Trump tek hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Sipas mediave amerikane, të dhënat e McCabe mund të mbështesin zërat se Presidenti aktual ka penguar drejtësinë të bëjë punën e saj.

McCabe u shkarkua nga FBI-ja pas një hetimi të brendshëm, pasi ishte bërë objekt sulmesh nga Donald Trump, pjesërisht për shkak se gruaja e tij Jill McCabe, mori disa qindra mijë dollarë donacione për kandidimin e saj të dështuar për një vend në Senat, nga një komitet politik i kontrolluar nga një mik i ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

Donald Trump e ka quajtur hetimin mbi Rusinë si një “gjueti shtrigash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat