Zgjedhjet në Rusi: Perëndimi hesht për fitoren e Putinit

Bota

Zgjedhjet në Rusi: Perëndimi hesht për fitoren e Putinit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:50
Vladimir Putin

Liderët botëror po e urojnë presidentin rus Vladimir Putin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, mirëpo deri më tani asnjë nga liderët e Perëndimit nuk ka reaguar për fitoren e Putinit, që i siguron atij edhe një mandat prej gjashtë vitesh në krye të vendit.

Presidenti kinez Xi Jinping, tha se shteti i tij po gëzon një nga bashkëpunimet më të mira me Rusinë përgjatë gjithë historisë.

Liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës janë ndër vendet që kanë dërguar mesazhe urimi për Putinin. Mirëpo, asnjë nga liderët e bllokut Perëndimor deri më tani nuk ka komentuar këtë fitore të Putinit.

Tensionet në mes të Perëndimit dhe Rusisë janë thelluar në javët e fundit, pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani të Madhe. Akt ky për të cilin Britania po e fajëson Moskën.

Britania ka dëbuar 23 diplomatë rusë, përderisa SHBA ka vënë sanksione ndaj një grupi të rusëve nën dyshimin për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane presidenciale të vitit 2016.  

Putin sipas rezultateve zyrtare ka fituar më shumë se 76 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat