Paris-Riad marrëveshje 18 miliardë dollarë

Bota

Paris-Riad marrëveshje 18 miliardë dollarë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:22
Pamje nga takimi

Vizita në Francë e princit trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane u mbyll me nënshkrimin e 19 marrëveshjeve mes kompanive franceze dhe saudite, për një vlerë totale prej më shumë se 18 miliardë dollarë.

“Këto marrëveshje përfshijnë sektorët industrialë si petrokimia dhe trajtimi i ujërave, por gjithashtu turizmin, aktivitetet kulturore, shëndetësore dhe bujqësore”, theksoi në një komunikatë forumi i biznesit franko-saudit.

Projekti petrokimik i arritur mes francezit “Total” dhe sauditit “Aramco” u shfaq si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme.

Investimi, vlerësuar prej rreth pesë miliardë dollarë do të mundësojë zhvillimin e një vendi në Jubail, ku ndodhet tashmë rafineria më e madhe në botë e kompanisë “Total”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat