Rusia dërgon aeroplanë në Siri, askush nuk e di se çfarë mbajnë

Bota

Rusia dërgon aeroplanë në Siri, askush nuk e di se çfarë mbajnë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Aeroplani rus "An-124" ka aterruar në aeroportin ushtarak Hmejmim në jugperëndim të Latakisë.

Edhe pse aeroplani ka aterruar ditën e premten, lajmi për arritjen e tij është bërë e ditur vetëm pak ditë më vonë.

Aeroplani misterioz rus mund të bart deri 150 tonë ngarkesë, por askush nuk e di se çfarë sjell ai kur vjen në Siri, transmetojnë mediat botërore.

Forcat ajrore ruse më herët kanë përdorur "An-124" për transportin e sistemit S-400 në Siri kah fundi i vitit 2015, transmeton KosovaPress. Sipas disa raportimeve të faqeve pro-siriane, "An-124" bart sistemin S-300 në Siri, por këto pohime kanë mbetur të pa verifikuara.

"An-124" nuk fluturon shpesh në Siri dhe ardhja e tij e fundit në aeroportin Hmejmim ka shkaktuar dyshime të reja se rusët po sjellin armatim të ri modern për një luftë të mundshme kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat