Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka informuar presidentin amerikan Donald Trump mbi faktet për ish-programin sekret nuklear iranian në takimin në Uashington më 5 mars, deklaroi një zyrtar i paemëruar izraelit.
Trump është pajtuar që Izraeli të publikojë këtë informacion para datës 12 maj, deri kur duhet vendosur nëse SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare me Iranin, e cila është arritur në vitin 2015.