Kanibali vret prostitutën dhe planifikoi të ha organet e saj

Bota

Kanibali vret prostitutën dhe planifikoi të ha organet e saj

Më: 2 maj 2018 Në ora: 18:49
Policia ka nisur hetimet pas gjetjes së pjesëve të trupit në liqenin Nojzidl, në afërsi të kufirit të Austrisë me Hungarinë.

Në Vjenë është arrestuar një 63-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e një prostitute nga Sllovakia.

Personi me emrin Alfred kishte masakruar trupin e saj, transmetojnë mediat botërore.

Policia ka nisur hetimet pas gjetjes së pjesëve të trupit në liqenin Nojzidl, në afërsi të kufirit të Austrisë me Hungarinë.

Ajo ka gjetur edhe kokën e prerë të viktimës dhe hetimet konfirmuan se në frigoriferin e Alfred gjendeshin organet e ngrira të femrës së vrarë.

“Unë jam kanibal, kam dashur ta ha mishin. Kam dashur ta provojë më vonë”, ka pranuar 63-vjeçari pas arrestimit.

Trupi i viktimës ishte prerë me thikë dhe një pjesë e organeve të brendshme ishin nxjerrë për t’i vendosur në frigorifer.

Ndryshe, Alfred tashmë ka kaluar 32 vjet në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat